Lajmet e fundit

Në ditën e 42-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.
Mijëra njerëz po përpiqen të ikin nga Donbasi përpara ofensivës të Rusisë në Ukrainën lindore.
Zyrtarët ukrainas po u bëjnë thirrje njerëzve në zonë që "të shfrytëzojnë këtë mundësi" për të ikur "ndërsa është e sigurt".
Trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase për të marrë kontrollin e të gjithë Donbasit - i cili përbëhet nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut.
Shtetet e Bashkuara kanë synuar sanksione të reja ndaj Rusisë dhe rrethit të ngushtë të Putinit – duke përfshirë dy vajzat e rritura të presidentit.
Shikoni më poshtë disa fotografi në ditë e 42-të të luftës: