25.03.2022 · përditësuar para 1591 dite1 min lexim
Iu sjellim ditën e 29-të luftës në Ukrainë të pasqyruar përmes disa fotografive.
Tymi që del nga një magazinë e djegur e goditur nga një predhë ruse në periferi të Kievit.
Vajzat e vogla japin lamtumirën, derisa civilët evakuohen përgjatë korridoreve humanitare nga qyteti ukrainas i Mariupolit nën kontrollin e ushtrisë ruse dhe separatistëve pro-rusë
Vullnetarët ukrainas bëjnë rrjeta kamuflimi për ushtrinë ukrainase për të kundërshtuar pushtimin ushtarak rus.
Një fëmijë mban një bukë në dorë, derisa civilët po evakuohen përgjatë korridoreve humanitare nga Mariupol
Miqtë dhe familja marrin pjesë në funeralin e Boris Romantschenko, në Kharkiv, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.Romantschenko i mbijetoi Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u vra nga bombardimet ruse që goditi ndërtesën e tij të banesës në Kharkiv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.