Shkrimtari Reshat Sahitaj i ftuar në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova ka komentuar rreth përkrahjes institucionale rreth librit.
Në "Ditën e Librit", Reshitaj tha se në Kosovë nuk ka përkrahje nga shteti, raporton KlanKosova.tv.
"Problemi te ne qëndron sepse "Dita e Librit" që është ditë botërore e librit dhe autorit duhet të përkrahen nga shteti, nga shtëpitë botuese. Është një stimulim për të nxitur lexuesit, në Paris sot dhe gjatë javës shtëpitë botuese i hapin librat e tyre, i ofrojnë publikut çmim të volitshëm, është një lloj feste e librit. Mirëpo ne në Kosovë nuk kemi përkrahje as nga shteti nga Ministria e Kulturës sepse ministria nuk e ka shpallë as konkursin së pari", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=ZnPMtWnuO0U
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.