Lajmet e fundit

Parku më i madh i lojrave në botë, Disneyland në Paris pas ngjarjeve të mbrëmshme në këtë qytet ka vendosur që të mbyllet për ditën e shtunë, transmeton Klan Kosova.
“Në dritën e ngjarjeve të fundit tragjike në Francë dhe në mbështetje të komunitetit tonë dhe viktimave të këtyre sulmeve, Disneyland Paris ka vendosur të mos i hapë parqet e saj të shtunën më 14 nëntor. Mendimet dhe lutjet e tona shkojnë për të gjithë ata që janë prekur nga këto ngjarje të tmerrshme”.
Gjithashtu qeveria ka anuluar të gjitha ngjarjet sportive të cilat ishin planifikuar të ndodhin në këtë fundjavë.