Lajmet e fundit

Për dallim nga vendet e veçanta për vizita të bukurive të rralla, Disney ka marrë së fundmi një vendim.
Aty është ndaluar përdorimi i shkopinjve të selfieve, në të gjitha parqet Disneyland dhe Walt Disney World.
Kjo do të ndalohet rreptësisht nga muaji korrik në Orlando, Kaliforni, Hong Kong dhe Paris.
Pra të gjithë ju që mendoni të shkoni në këto vende për t'i vizituar ju rekomandohet që selfie-stick të lihet në shtëpi.
Arsyet ishin të thjeshta, autoritetet thonë që turistët të cilët përdornin diçka të tillë, bënin selfie gjatë gjithë kohës dhe harronin që kishin ardhur për të vizituar diçka të mrekullueshme.
Tani për t'i njoftuar të gjithë vizitorët zëdhëndësja e Disney World, Kim Prunty i këshilloi të gjithë që të shikojnë shenjat që janë shpërndarë në të gjitha parqet për të vetdijësuar që shkopinjtë për selfie tashmë janë të ndaluar në botën e Disneyland, shkruan Metro, përcjellë Klan Kosova.