Lajmet e fundit

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit.
Ndër të tjera, në takim është diskutuar për Komitetin Drejtues të Strategjisë, sipas përbërjes të cilën e përcakton Strategjia si dhe për çështje të tjera të cilat rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë.
Haxhiu shprehu vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e objektivave të përbashkëta të cilat dalin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit dhe Plani i Veprimit të Strategjisë, si pjesë e reformës së rëndësishme në drejtësi.
Në anën tjetër, të dy kryesuesit e organeve të drejtësisë, KGjK-së dhe KPK-së, u shprehen të gatshëm për koordinimin e hapave tutje drejt aktivizimit të Komitetit Drejtues të Strategjisë dhe zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit sipas kompetencave përkatëse.