Lajmet e fundit

Organizata Joqeveritare “Aktiv” po mban konferencë për transparencën e administratës lokale në kuadër të projektit “Forcimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat serbe në Kosovë.
Ky organizim që do të zgjasë dy ditë e që po mbahet në kryeqytet, po marrin pjesë panelistë e përfaqësues nga shoqëria civile, institucionet publike, etj.
Pas fjalëve hyrëse të Tamara Greig nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, foli dhe drejtori ekzekutiv i OJQ Aktiv, Miodrag Miliçeviq.
Më pas do të nis paneli i parë me temën "Ndërlidhja e Integritetit: Strategjia për një Kosovë pa Korrupsion" i moderuar nga Mexhide Demolli Nimani dhe panelistë Yll Buleshkak nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Ehat Miftaraj, drejtor në Institutin Kosovar për Drejtësi dhe Ismet Kryeziu nga OJQ Demokracia në Veprim.