Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim ambasadorin e ri jorezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, ku është diskutuar për shkëmbimet tregtare dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve.
Në takim u theksuan raportet e shkëlqyeshme dy palëshe dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe popujve tanë.
“Ne, jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme të Pakistanit dhënë Kosovës, përfshirë krijimin e një Komisioni të Përbashkët Ministror (Joint Ministerial Commission), për t’i dhënë peshë më të madhe çështjes së shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve”, ka thënë kryediplomati kosovar, transmeton Klan Kosova