Lajmet e fundit

Kryeinspektorja Shëndetësore e Kosovës, Ardita Baraku dhe homologu i saj nga Shqipëria , Eltar Deda, zhvilluan sot në vendkalimin kufitar Vërmicë-Morinë një takim pune me qëllim të shkëmbimit të informatave, koordinimit të praktikave dhe ndarjen e përvojave më të mira të punës të dy inspektorateve.
Pas takimit, në një deklarim para mediave, Baraku tha se shkëmbimi i informacioneve ndërmjet dy inspektorateve do të garantojë siguri maksimale edhe në lidhje me sëmundshmëri të ndryshme.
Kurse, kryeinspektori shëndetësor shqiptar Eltar Deda, tha se takimi kishte karakter bashkëpunimi në funksionin e mbrojtjes së shëndetit publik.
Takimi që kishte për qëllim shkëmbimin e informative dhe koordinimin e praktikave, është në kuadrin e menaxhimit të integruar të kufijve në zbatim të rregullores ndërkombëtare të shëndetit të OBSH dhe legjislacioneve respektive në fuqi.