Lajmet e fundit

Kolegji “Tempulli” organizon tryezën e rrumbullakët “Shërbimet universale dhe liberalizimi i tyre në një treg konkurrues postar”.
Organizatorët bëjnë të ditur se kjo tryezë do të veprojë si një platformë diskutimi në mes zyrtarëve të qeverisë dhe palëve të interesuara publike dhe private, si dhe subjekteve tjera, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ofrimit sa më cilësor dhe të shpejtë te shërbimeve të sigurta postare në vend.
"Diskutimet e folësve do të orientohen në realitetet aktuale duke u përpjekur në gjenerimin e ideve për platforma të reja drejt përmirësimit dhe rritjes të performancës të shërbimeve postare si një proces që do të ndihmojë në integrimin e mëtutjeshëm të Postave te Kosovës në rrjetin regjional dhe ndërkombëtar", thuhet në një njoftim për media, transmeton Klan Kosova.