Lajmet e fundit

Gati 140 vite më parë në Prizren qytet u mbajt Lidhja që kishte qëllim bashkimin e shqiptarëve.
Por, Prizreni edhe më tej po e luan rolin e njëjtë. Këtë të premte, në kryeqytetin historik, u fol për bashkëpunimin ekonomik, njofton Klan Kosvoa.
Në kësi rrethana po diskutohen heqjet e të gjitha barrierave, sidomos midis Kosovës dhe Shqipërisë. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, i përmendi disa prej tyre që duhet eliminuar.
Ndërsa, i pari i financave në Kosovë, Avdullah Hoti, bëri edhe parashikime kohore për unifikimin e plotë të të dy ekonomive.
Sipas tij gjatë këtyre dy apo tre viteve do të mund të flasim për unifikimin e dy ekonomive.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Halil Berisha.