Lajmet e fundit

Që një kohë, Instagram, akuzohet për politikat me standarde të dyfishta.
Por tani vëmendja është duke u fokusuar te komentuesit e këtij rrjeti social, e te standardet e dyfishta që përdorin, transmeton Klan Kosova.
Dy ditë më parë, Justin Bieber e ka postuar një foto duke qëndruar prapa i zhveshur.
Përderisa fotot totalisht të zhveshura nuk janë diçka e re, por ajo që është më e çuditshme është se si shumica e komentuesve nuk po e shanin (siç zakonisht bëjnë nëse një femër zhvishet).
Foto e Bieber ka vetëm 48 orë që është postuar, dha ka marrë më shumë se 2 milion pëlqime e më shumë se 600 mijë komente.
Shumica e komentuesve, deklaronin dashurinë e tyre ndaj këngëtarit.
Por krejtësisht ndryshe ishin komentet për këngëtaren amerikane, Demi Lovato në njërën prej fotove e veshur me sutjena.
Përderisa Bieber morri komente të tilla si: kthehu përpara, je shumë seksi, nuk do rresht kurrë së shikuari, çfarë pamje e mrekullueshme, për Lovato komentet ishin tërësisht ndryshe.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo kishte marrë këso lloj komentesh: Të lutem mos u vesh kështu sepse nuk po e respekton veten, Demi të lutem mos ndrysho, ti po na tregon gjithë gjoksin, çfarë veshje e keqe, nuk mund ta besojë që ti je duke e bërë këtë etj.
Kjo foto e Bieber, e këto lloje të komenteve, i ka bërë disa persona të mendojnë se ka shumë “standarde të dyfishta”, lidhur me fotot e grave dhe burrave që shpërndahen në rrjete sociale.