Lajmet e fundit

Katër këshilltarë ushtarakë iranianë dhe disa anëtarë të forcave siriane janë vrarë nga sulmi raketor izraelitë në një ndërtesë në Damask, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve iraniane Tasnim duke cituar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.
Televizioni shtetëror sirian, i cili gjithashtu akuzoi Izraelin për sulmin, tha më herët se disa njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmin raketor të së shtunës në lagjen Mazzeh, ku ndodhen disa misione diplomatike, përfshirë ambasadën iraniane, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ekipet e mbrojtjes civile siriane po kërkonin njerëz që ata besojnë se janë të bllokuar nën rrënoja, raportoi televizioni shtetëror, dhe se një numër i ndërtesave përreth dhe automjeteve aty pranë u dëmtuan gjithashtu në sulm.