Lajmet e fundit

Konsumimi i ujit me limon është këshilluar nga disa nutricientë profesionistë si një mënyrë efikase e humbjes në peshë. Shumë larg mitit të humbjes së peshës, por një ndihmë e madhe, uji me limon ndihmon në shejtësinë me të cilën ju humbni peshë.
Si shtesë në cilësitë që ka për të ndihmuar rënien në peshë, uji me limon gjithashtu siguron që disa toksina të grumbulluara në organizmin tuaj të dalin jashtë, promovon djegien e shpejtë të energjisë dhe pastron mbeturinat e brendshme të trupit.
Nëse ju pini ujë me limon, sidomos në mëngjes, ndihmoni trupin të aktivizojë proceset e tij detoksifikuese si një proces natyral pastrimi. Kjo gjë funkionon propocionalisht, kështu që sa më shumë ujë pini, aq më shpejt humbisni peshë.
Redukton urinë
Për shkak të fibrës pektinë që është prezente tek limoni, ky i fundit ka aftësinë për të reduktuar urinë. Nëse jeni përpjekur të vrisni urinë kohët e fundit me kafe apo çaj, provoni ujin me limon këtej e tutje duke marrë dhe përfitimin e “zero kalorive”, çka ndihmon dhe në humbjen e peshës. /shije.al