Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka identifikuar një person i cili ka publikuar testin e Maturës në rrjetin social “Facebook”,.
" Si rezultat i bashkëpunimit me MASHT-in dhe si rezultat veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor, më 04/06.2016 është identifikuar dhe intervistuar personi i dyshuar N.I. me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale “Hyrje në sistemin kompjuterik”, përderisa personi i dytë i dyshuar është në procedurë hetimore".
"Ndërsa me datë 08/06/2016 nga zyrtarët e MASHT-it kemi pranuar informacione shtesë lidhur me dyshimet për përfshirje edhe të disa personave tjerë, që po ashtu dyshohet se kanë bërë publikimin e testit të Maturës në rrjetin social “Facebook”, ndaj të cilëve Policia e Kosovës ka nisur procedurat e verifikimit dhe hetimit".
"Policia e Kosovës në bashkëpunim me MASHT-in, do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme të sigurisë me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar që janë përfshirë apo mund të përfshihen në vepra të tilla penale" bëhet e ditur në një kumtesë për media të policisë, transmeton Klan Kosova.