Lajmet e fundit

Sot zhvillohet derbi i dy skuadrave më të trofeshme në Angli, Liverpool dhe Manchester United.
Të dyja ndeshen në kuadër të javës së tetë në Premier Ligë.
Dy skuadrat kanë luajtur kundër njëra-tjetrës 50 herë në Premier Ligë, ku Manchester ka shënuar 27 fitore, ndërsa Liverpool 13.
10 ndeshje kanë përfunduar baras.
Liverpool ka fituar vetëm një herë në shtatë herët e fundit ndaj Manchester United, dhe kjo ka ndodhur në Old Trafford ku Të Kuqtë kishin shënuar fitore prej 0:3.
Romelu Lukaku ka shënuar shtatë gola për United këtë sezon, dhe një në secilën nga katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë.