Rreth 30 milionë njerëz vuajnë nga migrena, dhe gratë kanë migrenën 3 herë më shumë se burrat. Migrenë do të thotë dhimbje e kokës duke u përcjellur nga pulsi i shpejtë, shpesh vetëm nga njëra anë e kokës. Aktiviteti fizik mund ta intensifikojë dhimbjen por simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person dhe nga një sulm në një tjetër.
Ja disa shenja të cilat mund të i vëreni në rast se keni migrenë:
Dhimbje të kokës, mund të keni por janë disa të tilla të cilat përshkojnë vetëm në njërën anë të kokës, ndërkaq këto mund të jenë rezultat i atmosferës se ku kaloni një pjesë të kohës, më të zakonshmet janë vendet me drita vezulluese, spote apo ndriqimi i veturave.
Një tjetër shenjë është nervozizmi, depresioni , këto janë disa efekte negative që ju shpiejnë tek migrena, ndryshimet në humor mund të jenë shenjë e migrenës.
Nëse zgjoheni të lodhur, keni probleme me gjumin këto janë poashtu shenja që ju vuani nga migrena.
Mos anashkaloni edhe kur hundët u janë bllokuar, frymëmarrjen e keni të vështirë dhe sy të përlotur dhe marramendje, këto simptoma janë pjesë e klubit të migrenës.
Dëshira për të ngrënë, ju duket e çuditshme megjithatë, personat pak çaste para se të goditen nga një sulm migrene, ‘’vdesin’’ nga dëshira për të ngrënë një ushqim të caktuar.
Shumë njerëz kur kanë dhimbje nga sytë menjëherë vizitojnë mjekun, megjithatë kjo është një shenjë që ju vuani nga migrena.