Lajmet e fundit

Humbja e funksionit të veshkës mbart pasoja të rënda që mund të çojnë deri në dëmtimin e të gjitha organeve të tjera. Shumë pacientë janë të detyruar që t’u nënshtrohen dializës dhe transplanteve, procese tepër të vështira dhe që mbartin kosto të madhe ekonomike.
Nëse një person ka pasur më parë gurë në veshka, nëse nuk tregohet i kujdesshëm është dyfish i riskuar për t’u prekur sërish nga formimi i gurëve, pasi kanë rrezik të përsëriten. Po ashtu edhe faktori gjenetik është një tjetër shkak që çon në formimin e gurëve.
Kështu, nëse në familje ka të sëmurë që kanë formuar gurë, atëherë edhe pjesëtarë të familjes janë të riskuar për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Grafitë dhe eko-t e thjeshta mund të ndihmojnë në evidentimin e shpejtë të sëmundjes.
Analizat që duhen kryer
Analiza më e shpeshtë është ajo e urinës. Së pari është e nevojshme që të bëhet një analizë e urinës e cila ndihmon në përcaktimin e kripërave që janë mbledhur në veshkë. Nëpërmjet kësaj analize mund të jepet një përcaktim i saktë se cila duhet të jetë rruga e trajtimit që pacienti duhet të ndjekë, shkruan gazetadita. Sa më herët të bëhet kjo analizë, aq më të lartë janë edhe rezultatet e trajtimit. Në varësi të gjendjes së kripërave në veshka vijohet më pas edhe me llojet e tjera të ekzaminimeve, siç mund të jetë eko-ja apo dhe të tjera ekzaminime më të specializuara.