Lajmet e fundit

Sonte në finalen e Europa League në Stokholm, ndeshen Manchester United dhe Ajax me fillim nga ora 20:45.
Më poshtë keni disa fakte që mund t'ua japin idenë se si mund të përfundojë kjo ndeshje.
Djaloshi i artë, Marcus Rashford, ka dy gola dhe dy asistime në 3 ndeshjet e tij të fundit në Europa Ligë.
Jose Mourinho është i pamposhtur nga Ajax në karrierën e tij menaxheriale, me bilanc perfekt prej gjashtë fitoresh në gjashtë ndeshje. Megjithatë, të gjitha ato fitore kanë ardhur në Ligën e Kampionëve gjatë periudhës së tij në Real Madrid.
Marouane Fellaini ka shënuar në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Celta Vigos. Belgu ka shënuar në dy gjysmëfinale të tjera për United, me Djajt e Kuq duke arritur t’i fitojë të dy trofetë.
Ajax ka dështuar të shënojë vetëm një herë në këto 14 ndeshje të Europa Ligës, ndërsa United i kanë ndalur kundërshtarët që të mos shënojnë shtatë herë në numrin e njejtë të lojërave gjatë kësaj gare.