Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, edhe sot ka sjellë detajet nga Haga, ku po e përcjellë nga afër gjykimin e madh në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në fazën e fjalëve përfundimtare, që tashmë ka mbetur të deklarohet vetëm mbrojtja e Jakup Kransiqit.
Mujku direkt nga Specialja ka sjellë një përmbledhje të deklaratës përmbyllëse që u dha paraprakisht nga mbrojtja e Rexhep Selimit, ndërsa ka treguar se çka pritet të thuhet në fjalën e fundit të avokatëve të Krasniqit.
Përveç çështjes së Bislim Zyrapit, mbrojtja e tij do të paraqes kundërshtimet edhe për komunikatat, si dhe për përfshirjen e emrit të Jakup Krasniqit në akuzat e ngritura për rolin e tij dhe përgjegjësinë komanduese të pretenduar nga ZPS.
“Në qendër të Jakup Krasniqit, ka qenë e planifikuar të kundërshtohen dhe të sfidohen pikat e harxhuara nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, e çështja e Bislim Zyrapit, shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili është mbase të jetë në qendër të dosjes së Prokurorisë, si dëshmitari kryesor i tyre, mirëpo nuk e ka vërtetuar në asnjë moment që ka pasur qëllim të përbashkët kriminal. Gjithsesi, ka një mal me prova të pretenduara të Prokurorisë, që do t’i sfidojë mbrojtja e Krasniqit. Por pika kryesore janë komunikatat e lëshuara, sepse edhe sipas ZPS, kur e ka përmendur Krasniqin dhe përfshirjen e tij në krime, ka qenë pikërisht nënshkrimi i disa komunikatave, roli i tij si zv/komandant dhe emërimi i disa komandantëve të zonave, duke u munduar t’ia atribuojnë edhe një përgjegjësi komanduese që ka pasur.”
Seanca tjetër do të jetë të hënën, ku Mujku bëri të ditur se do të vazhdojë mbrojtja e Krasniqit, me ç’rast do të flitet edhe për pjesën e dënimit dhe të sfidohet mënyra se si ZPS e arsyeton këtë dënim, që megjithatë është kundër praktikave ndërkombëtare dhe ligjeve të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=NEDGnf9aTFQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.