Lajmet e fundit

Sot, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj u zhvillu ceremonia solemne e diplomimit të kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së.
Në ceremoni morën pjesë: Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ai i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major ThimotyOrr, dhe zyrtarë të tjerë.
Me këtë rast, ministri i FSK-së, Haki Demolli e vlerësoi këtë ceremoni si një ditë të veçantë në jetën dhe karrierën e të diplomuarve, por edhe si një ngjarje të shënuar për FSK-së.
“Diplomimi dhe gradimi i 11 kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së, në gradën e nëntogerit, është një ditë tejet e rëndësishme dhe e shumëpritur, jo vetëm për kadetët e diplomuar, familjet e tyre, por edhe për Ministrinë dhe FSK-në në përgjithësi" tha ai, transmeton Klan Kosova.