Lajmet e fundit

Një diplomat rus ka qëndruar jashtë parlamentit të Australisë si një shenjë proteste për shtetin e tij, kjo pasi Rusia dëshiron të ndërtojë një ambasadë të re.
Kjo protestë vjen menjëherë pas vendimit të Australisë të javës së kaluar për shkëputjen e kontratës së ndërtimit, duke përmendur arsyet e sigurisë kombëtare.
Rusia thotë se do ta kundërshtojë masën në Gjykatën e Lartë.
Kryeministri i Australisë thotë se diplomati me protestën e tij nuk paraqet ndonjë kërcënim.
Ambasada ishte planifikuar të ndërtohet vetëm 400 metra larg nga parlamenti, gjë që ekspertët kanë thënë se përbën një rrezik spiunazhi.
Ambasada ekzistuese e Rusisë është më larg. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e ka përshkruar vendimin australian si një shembull tjetër të "histerisë rusofobike që po ndodh tani në vendet e Perëndimit kolektiv".
Në ankesën e dorëzuar në gjykatë, Rusia thotë se ka shpenzuar tashmë 8.2 milionë dollarë Australianë për ndërtimin, i cili ka ecur ngadalë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.