Lajmet e fundit

Kancelari austriak, Sebastian Kurz hodhi poshtë pretendimet se Austria, për shkak të vendimit të saj për të mos dëbuar diplomatët rusë, ishte izoluar ndërkombëtarisht dhe shkeli vijën e BE-së.
"Kjo nuk është e vërtetë," tha ai mbrëmë në televizionin "Pulse 4".
Kurz shpjegoi se Austria në Samitin e BE-së kishte shprehur solidaritetin e këtij vendi me Britaninë e Madhe dhe e dënoi Rusinë për "përgjegjësinë e mundshme për sulmin nga helmi me një agjent të dyfishtë", transmeton Klan Kosova.