Lajmet e fundit

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se personeli i saj diplomatik në Ukrainë do të evakuohet për të "mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre".
Në një deklaratë në rusisht, ministria thotë se ata do të largohen nga Ukraina së shpejti, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Aty përmenden sulmet e shumta në ambasadën ruse në Kiev dhe konsullatat në Odesa, Lviv dhe Kharkiv që nga viti 2014 si arsyeja kryesore për të zhvendosur diplomatët.