Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë po i dëbojnë dhjetëra diplomatë rusë në një përgjigje të bashkërenduar ndaj helmimit të një spiuni rus në Britani të Madhe.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar 60 diplomatë rusë të largohen nga vendi.
Gjermania, Franca, Ukraina, Kanadaja dhe vende të ndryshme evropiane gjithashtu kanë dëbuar të dërguarit.
Rusia ka thënë se do të përgjigjet në mënyrë proporcionale.
Moska zyrtare mohon çdo rol në sulmin ndaj Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury të Anglisë jugore
Ata janë në gjendje kritike por të qëndrueshme në spital.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova e dënoi BE-në për siç tha ajo "interpretimin e shfrenuar të solidaritetit" me Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Klan Kosova.
Krerët e BE ranë dakord javën e kaluar se ishte shumë e mundshme që Rusia të jetë prapa helmimit me agjent nervor, transmeton Klan Kosova.