Lajmet e fundit

Mijëra persona kishin shkuar të premtën në funeralin e burrit të këngëtares kandaze, Celine Dion.
Këngëtarja dukej shumë elegante si gjithmonë mirëpo shumë e zbëhet dhe e pikëlluar në fytyrë, teksa bashkë me fëmijët e saj po i jepte lamtumirën e fundit burrit, Rene Angelil.
Ajo drejtë kishës ku në vitin 1994 ishte martuar me Angelil tani ishte e shoqëruar me djalin 14 vjeçar, Rene Charles si dhe dy binjakët pesë vjeçar, Nelson dhe Eddy, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja u nderua nga qeveria me siç quhet në Kanada “funeral kombëtar”, ku për nder të figurës së një personi një pjesë e funeralit paguhet nga qeveria.
Po ashtu të pranishëm në këtë funeral ishin edhe gruaja e kryeministrit kanadaz, Justin Trudeau, Sophie Gregoire-Trudea si dhe ministri i trashëgimisë, Melanie Jol.