Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Celine Dion, gjithmonë i ka mbajtur fëmijët e saj larg syrit kurrshtar të paparacëve.
Tani djali i saj Rene Charles Angelil, është 14 vjeç dhe Dion e ka postuar një fotografi së bashku me të, transmeton Klan Kosova.
Të dy dukeshin shumë të lumtur teksa po pozonin pranë fanellës së lojtarit të hokejit, P.K. Subban.
E në fotografi mund të vihej re se Angelil ka ndryshuar shumë që prej herës së fundit kur është shfaqur në publik.
Këngëtarja po qëndron në Disneyland së bashku me djalin e madh dhe dy binjakët e saj, dhe e ka postuar një fotografi me ta dhe me Mickey Mouse.
Ndërkaq, Celine këtë kohë është duke u kujdesur për burrin e saj 73 vjeçarin Rene i cili është duke luftuar me sëmundjen e kancerit.