Lajmet e fundit

Menduan se dinozaurët, ua rrëmbyen vendin.
Kjo ndodhi në Londër, kur në mëngjes shumë qytetarë menduan se dinosaurët kishin ikur nga Jurassic Park, vendi i përfolur i dinozaurëve.
E gjithë kjo ndodhi kur papritur u pa një dinozaur i llojit T-Rex, i shtrirë prapa një kamionete sikur po e bartte atë të vrarë.
Shumë kalimtarë të rastit shfrytëzuan ‘’dinozaurin’’ kinse të vdekur, për të bërë fotografi, dhe për të cilin fituan mjaft klikime në rrjetet sociale.
Edhe transportuesit e Londrës u përfshinë në këtë ngjarje argëtimi e cila ishte përgatitur special për banorët e atjeshëm.
Madje disa nga dëshmitarët thanë:
‘’ Kjo ishte një pamje e çuditshme, duke parë një dinozaur të madh duke menduar që është i vërtetë, në mesin e çiklistëve dhe autobusëve’’.
Ndërsa një tjetër tha :
‘’ Nuk kam parë asnjëherë diçka të tillë, njerëz të befasuar duke menduar që dinozaurët janë shfaqur përsëri, madje merrnin dhe bënin shumë fotografi me të’’.
Këto ishin disa nga komentet e banorëve të cilët qëlluan në momentin kur ngjarja argëtuese kishtë filluar në mëngjes në Londër, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.