Lajmet e fundit

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku u fol për krizën e energjisë elektrike, ka thënë se e kishte uruar ministren e Financave, Artane Rizvanolli, për rikthimin në funksion të bllokut B.
"Unë kam shku për përhajr te ministrja për bllokun B, havëll kena përgatitë, gëzim more është".
Basha kishte përgatitur edhe alegori për fjalim, por me një u ndje i ofenduar një kategori qytetarësh.
"Kryeministri tha unë jam i mirëseardhur për me lypë ide kreative, është si me lypë prej qorrit sy".
Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Daut Tishuki, i tha Klanit përmes telefonit se janë ndjerë të ofenduar nga gjuha e deputetit, i cili më pas kërkoi falje për lapsusin.
Këtij të fundit i reagoi nga largësia edhe një koleg i tij. Vecse Behgjet Pacolli në Facebook i tregoi se në shtëpinë e tij ka energji alternative, pasi Basha i tha se harxhon shumë rrymë.
"As Behgjet Pacolli nuk del kundër se e ka shpinë më të madhe e harxhon ma shumë".
Në fjalimin e tij 8 minutësh, deputeti i pushtetit i thumboi të gjitha partitë opozitare.
"Unë mes në lift kaniherë, se s'kam agregat, s'po besoj që të njëjtin problem e ka zoti Haradinaj, ai dy agregata rezervë në shpi i ka".
Haradinaj nuk ia ktheu direkt, por i foli Kurtit.
"I ki do deputetë që veç edhe një def me jau jep, me i ra defit".
Këto debate, që sipas Bashës janë të pasinqerta, ndodhën në seancën ku po diskutohej për rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike.