17.06.2017 · përditësuar para 3333 dite1 min lexim
Derisa drejtues të koalicionit PAN insistojnë se vetëm atyre u takon mandati për formimin e Qeverisë pasi që, siç thonë ata, kanë fituar më së shumti vota më 11 qershor, ekspertët ligjorë thonë se dispozitat kushtetuese janë krejtësisht të qarta dhe se nuk ka dyshim se presidenti i Republikës ia jep mandatin personit i cili dëshmon se ka besimin e shumicës së deputetëve të Parlamentit, përkatësisht kush e siguron shumicën e thjeshtë prej 61 votave, shkruan sot, gazeta Zeri.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, presidenti Hashim Thaçi duhet t’ia japë mundësinë e formimit të Qeverisë koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), pasi që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhje.
Por, nëse ky koalicion nuk arrin që t’i sigurojë së paku 61 numra në Kuvend, atëherë i pari i shtetit duhet t’ia japë mundësinë e formimit të Qeverisë partisë së dytë, e cila do të arrij t’i dëshmojë me nënshkrime se i ka numrat e nevojshëm në legjislativ.
Shkrimi i plotë në Gazetën Zëri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.