Lajmet e fundit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme parlamentare për ligjin për memorialin "Adem Jashari".
Sipas saj, vendit i duhen pushtetarë që nuk mund të dalin para vetës dhe para partisë.
"Duke parë sjelljet e disa partive politike lë për të kuptuar që dikush është i interesuar që kullat e Jasharajve dhe historia më e re të harrohet sepse ligji në fjalë nuk përmban asgjë tjetër përveç ruajtjes së trashëgimisë tonë historike dhe vlerave tona shpirtërore e kombëtare, konservimin e kullave të cilat e dini të gjithë tashmë janë në një gjendje të rënd dhe nga dita në ditë rrezikojnë të shemben dhe të shkatërrohen”, tha Musliu.