Lajmet e fundit

Ishte me padyshim njëri ndër edicionet më të çmendura në historinë e Akademisë së Filmit.
Mirëpo Chrissy Teigen, ndoshta e ka humbur të tërë shfaqjen, pasi që fjeti pothuajse gjatë tërë ceremonisë.
Madje modelen, gruan e këngëtarit John Legend, e kishte zënë gjumi edhe në kohën kur u tha gabimisht emri i fituesit për kategorinë e filmit më të mirë.

Në momentin kur aktori Casey Affleck u shpall aktori më i mirë për rolin në filmin Manchester By The Sea, kamera fokusohet në publik për ta nxjerrë në kuadër producentin e filmit Matt Damon.
Mirëpo dy rreshta më tutje, modelja shihet duke bërë një sy gjumë në shpatullën e bashkëshortit të saj John Legend.
