Lajmet e fundit

105 persona të komunitetit serb, që dikur punonin për strukturat ilegale të “mbrojtjes civile”, kanë nënshkruar kontratë punë me institucionet e Kosovës.
Prej tyre 80 do të punojnë në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave që vepron në kuadër të Ministrisë së Brendshme, dhe 25 të tjerët do të punësohen në qendrën korrektuese në Mitrovicë, ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Kjo vjen, si rrjedhojë e marrëveshjes në Bruksel, për integrimin e strukturave ilegale në institucione të Kosovës, dhe “Mbrojtja Civile”, e cila ka vepruar ilegalisht në Kosovë nën menaxhimin e Beogradit nga paslufta, është struktura e parë prej shumë të tjerave që ka filluar me procesin e integrimit në institucione të Kosovës.
“Procesi i integrimit të strukturave të ‘Mbrojtjes Civile’, po shkon mirë, sipas planit për zbatim. Paralelisht janë dy procese që po zhvillohen në këtë drejtim: mbyllja e objekteve dhe pikave vëzhguese të tyre, dhe integrimi i strukturave në institucione të shtetit të Kosovës”, bën të ditur Tahiri për gazetën.
Ajo thotë se tashmë pas vlerësimit të panelit rekrutues, institucionet e Kosovës kanë nënshkruar 105 kontrata me pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në:
http://www.zeri.info/aktuale/47239/punesohen-105-ilegale-te-mbrojtjes-civile/