Lajmet e fundit

Festa e ndërrimit të motmoteve u shënua nëpër vende të ndryshme të botës.
Në Francë dhe Angli festa ishte më e zbehtë, për shkak të masave kundrejt koronavirusit, përcejll Klankosova.tv.
Gjallëri më shumë pati në SHBA dhe Brazil, ku numër i madh i personave dolën në rrugë për të kremtuar me njëri-tjetrin.
Manifestim spektakular pati edhe në Dubai, ku lokalet ishin pothuajse plot me njerëz që shënonin natën e Vitit të Ri, pavarësisht rritjes së rasteve me koronavirus.
Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.