Lajmet e fundit

Presidenti i Zimbabveve, Robert Mugabe, ka thirrur mbledhjen e parlamentit në një seancë të posaçme, një ditë pasi ai u lexoi deputetëve fjalimin e gabuar në nisjen e punimeve për sezonin e ri.
Mugabe, 91 vjeç, pritet të lexojë fjalimin e duhur gjatë seancës së jashtëzakonshme të mërkurën. Të martën ai aksidentalisht lexoi të njëjtin gabim që u kishte lexuar deputetëve më 25 gusht.
Disa deputetë opozitarë kanë ngritur pikëpyetje nëse ai është në gjendjen e duhur mendore për të drejtuar vendin. Mugabe e drejton këtë vend që nga viti 1980. Ai është lideri më i vjetër në Afrikë./Mapo.al