26.07.2016 · përditësuar para 3659 dite1 min lexim
Familjarët e Dijamant Zabërgjës - njërit nga tre viktimat shqiptare, që u vranë në sulmin e Mynihut - bashkë me shumë qytetarë të tjerë janë drejtuar për në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrisë, për ta përcjellur 21 vjeçarin për në banesën e fundit, njofton Klan Kosova.
Arkivoli me trupin e pajetë të Dijamantit arriti në mesnatën e së martës në Kosovës bashkë me trupin e Armela Segashit, 14 vjeçarja që po ashtu u vra nga 18 vjeçari gjermano-iranian.
Ceremonia mortore e 21 vjeçarit ka filluar në orën 14:00, ndërsa Armela Segashi varroset në orën 17:00.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.