Lajmet e fundit

Në Komunën e Malishevës, procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat, mirëpo e veçantë e këtij viti, është edhe një pilot projekt i ri, i digjitalizimit të shkollave, ku nxënësit përveç mësimit që do ta marrin përmes shpjegimit klasik, do të kenë mundësi që të mësojnë edhe përmes monitorëve të vendosur në klasa.
Kjo formë e mësimit ka filluar të aplikohet në Sh.M.U. “Ismail Qemaili” në Bellanicë.
Po ashtu kjo shkollë, ka përfituar edhe një kabinet të informatikës, falë një donacioni nga mërgimtari Bashkim Ferat Shala nga Guncati, i cili ka kompletuar kabinetin e informatikës me kompjuter, në mënyrë që nxënësit të mësojmë në mënyrë praktike.
Për këtë qëllim, sot këtë shkollë, e kanë vizituar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, të cilët janë njoftuar me këtë formë të re të organizimit të mësimit, transmeton Klan Kosova.
--