Lajmet e fundit

Për prezentim të punës 1 vjecare duhet edhe ekrani.
Por para rezultateve, drejtori i inspektoriatit Xhelal Sfeçla fton edhe stafin të veshur me uniformën e tyre të re.
Bashkë me to, ata janë pajisur edhe me distinktiv dhe tablet, njofton Klan Kosova.
Nga janari do të jetë i gatshëm softveri për inspektorë por edhe për qytetarët që t'i qasen më lehtë kësaj drejtorie.
Këto investime në staf i bëri meqë 2015-tën Sfeçla e ka shpallur vit të rikonstruktimit dhe fuqizimit të inspektoriatit.
E krahas kësaj po thotë se kryen shumë punë.
Me ndërtime të larta Sfeçla po thotë se nuk patën nevojë të merren.
Për të reja rrënime në mesin e të cilave mund të jenë edhe garazhat e PDK-së, pritet raporti i legalizmit.
Të cilësuar si vit të suksesshëm, Sfeçla tha se do të kryenin edhe shumë më shumë punë nëse qeveria do t’u mundësonte shtimin e inspektorëve.
Kronikë Fillojetë Konjuhi