Lajmet e fundit

Drejtoria e Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës e veshur me uniformat e tyre të reja ka prezantuar rezultatet e këtij dikasteri në vitin 2015. Ndër të tjera drejtori i Inspektoriatit, Xhelal Sveçla, ka treguar se nga një janari përveç uniformave dhe distriktivave inspektorët do të pajisen edhe me tabletë përmes të cilëve do të lehtësohet puna dhe procesi dhe tërë puna e këtij dikasteri do të digjitalizohet,njofton Klan Kosova.
Sveçla e ka quajtur këtë vit të suksesshëm ndërsa e ka përmendur si problem numrin e vogël të inspektorëve. Ai e krahasoi këtë me periudhën e vitit 1983, ku kanë qene vetëm 18 inspektorë sanitarë ndërsa tani janë katër pavarësisht rritjes se bizneseve në kryeqytet.