Lajmet e fundit

Të mërkurën xhamia në fshatin Magure të Lipjanit u përfshi nga flakët. Banorët e kësaj ane po akuzojnë migrantët sirianë që i vunë zjarrin objektit fetar.
Sipas banorëve ka kohë që migrantët kalonin netët në objektin fetar që është jashtë funksionit, njofton Klan Kosova.
Në Komunën e Lipjanit thonë se janë përpjekur disa herë t'i largojnë migrantët nga vendet ku nuk u lejohet qëndrimi por që ka qenë e pamundur.
Për rastin janë njoftuar edhe forcat e rendit, të cilët i thanë televizionit se janë duke e hetuar rastin.