Lajmet e fundit

Një fëmijë i moshës tre vjeçare, nga fshati Stanovc i Vushtrrisë ka vdekur, kur vetura në të cilën gjendej u kaplua nga zjarri, transmeton Klan Kosova.
Sipas raportit të policisë, arsyet e përfshirjes nga zjarri të veturës Audi, dje, e diel, ende mbesin të paqarta, derisa nuk shpjegohet as pse fëmija ndodhej i vetëm në veturë.
Ne vendin e ngjarjes kanë dalë te gjitha njësitet përkatëse.
Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete iu lirua familjarëve.