Lajmet e fundit

Në fshatin Zahaq të Pejës, te ish tregu i kafshëve, sot rreth orës 6 e 30 të mëngjesit një veturë e tipit Wolsfagen është kapluar nga zjarri dhe është rrokullisur duke dal nga rruga.
Përvec dëmeve materiale, të lënduar nuk ka.
Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe policia. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, personin që i është djegur vetura nuk ka dashur që të hap rast hetimi, pasi që deri të incidenti erdhi si pasojë e defektit që vetura kishte dhe se ky rast është i mbyllur.