Lajmet e fundit

Mbrëmë pas mesnate në Leposaviq është djegur vetura e deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëendëskomandati i policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Diku rreth 30 minuta pas mesnatës është djegur vetura private e Slavko Simiq. Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe më pas është njoftuar edhe prokurori”.
“Jemi duke zhvilluar hetimet e mëtutjeshme për ta zbardhur rastin”.