Lajmet e fundit

Zjarri që përfshiu trafon në parkun industrial të Trepçës në Mitrovicë, të martën rreth mesditës, për pak sa nuk rezultoi me shumë jetë të humbura në minierën e Stantërgut, që ndodhet 7 kilometra më larg.
Kjo ndodhi si pasojë e ndëprerjes së rrymës e cila për disa orë pamundësoi funksionimin e ashensorit që i shpie e nxjerr xehetarët nga nëntoka, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, fati ishte në anën e 105 punëtorëve, falë intervenimit të shpejtë.
Ata dolën mbi tokë, rreth orës 4 të pasdrekës, shëndosh e mirë.
Kronikë nga Arbëresha Fazliu