Lajmet e fundit

Një shkollë e cila shërbente si strehë përkohshme për azilkërkuesit në Nauen, në perëndim të Berlinit, është djegur krejtësisht dhe dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë të forta.
Askush nuk mbeti i lënduar në incidentin e ndodhur në një zonë, ku më herët protestues të ekstremit të djathtë kanë demonstruar kundër refugjatëve.
Kancelarja Angela Merkel e dënoi ashpër dhunën e treguar ndaj azilkërkuesve në qytetin lindor të Heidenaut, pranë Drezdenit, ku në përleshjet me tubuesit mbetën të plagosur dhjetëra oficerë policie.