Lajmet e fundit

Një shtëpi në fshatin Polac të Skënderajt është përfshirë të mërkurën nga zjarri.
Bëhet e ditur se njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin, transmeton Klan Kosova..
Në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 20 mijë euro.