Lajmet e fundit

Në fshatin Jashanicë e Epërme të Komunës së Klinës, një shtëpi është kapluar nga zjarri në orët e hershme të së mërkurës.
Lajmin për Klan Kosova e ka bërë të ditur familja Demiri, pronare e shtëpisë duke thënë se përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar.
Sipas Egzon Demirit, pronarit të shtëpisë, zjarri ka ardhur si pasojë e rrymës elektrike.