Lajmet e fundit

Sot është përfshirë nga zjarri resorti “Maja e Zezë”, në fshatin Stanqiq të Gjilanit.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se nuk ka persona të lënduar.
"Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" 13 mars 2022, Gjilan Ju njoftojmë se sot me datë 13.03.2022 rreth orës 05:20, në fshatin Stanqiq Komuna e Gjilanit është djegur restoranti “Maja e zezë’’, është shprehur Hashani.
“Roja e sigurimit e këtij restoranti ka njoftuar për shpërthimin e Zjarrit. Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale , Zjarrfikësit si dhe eksperti kundër Zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme. Për momentin nuk dihen shkaktarët e zjarrit, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili rastin e ka cilsu "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Rasti është duke u hetuar nga hetimet rajonale të Gjilanit”.
Nuk raportohet të ketë pësuar edhe luani që mbahet aty.