Lajmet e fundit

Është vërshuar nga zjarri xhamia në Florida, e cila ishte vizituar shpesh nga Omar Mateen, vrasës i 49 personave në barin e homoseksualëve.
Kamera të sigurisë, kanë paraqitur një person derisa i afrohet xhamisë në Fort Pierce, ku edhe fillojnë flakët, thanë zyrtarët e Floridas, njofton Klan Kosova.
Omar Mateen, kishte kryer vrasjet në masë në qershor të këtij viti, derisa kishte hyrë në barin e homoseksualëve ‘’Pulse’’.
Ai u vra nga policia pas marrjes peng duke deklaruar besnikërinë e tij ndaj të ashtuquajturve Shtet Islamik.
Zjarri në xhaminë e Fort Pierce, mund të ketë lidhje me festën e Kurban Bajramit si dhe në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit të 2001 në SHBA, njofton Klan Kosova.
Përveç Omar Mateen, xhamia u vizitua edhe nga Moner Mohammad Abu Salha, i cili u bë amerikani i parë që kreu sulm vetëvrasës në Siri.