Lajmet e fundit

Është djegur një veturë në Sllatinë.
Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili njoftoi se menjëherë në lokacion kanë dalë ekipet relevante policore.
“Sonte, rreth orës 19:30, policia pranuar informatën se tek ura e fshatit Henc, drejtimi i Prishtinës, një veturë është e përfshirë nga zjarri. Menjëherë në lokacion kanë dalë ekipet relevante policore dhe sipas informacioneve fillestare dhe vetë pronarit të automjetit, deri tek incidenti i zjarrit dyshohet të ketë ardhur nga instalimi elektrik”, u shpreh Hoxha.
Tutje, ai njoftoi se zjarrëfiksat kanë qenë në lokacion dhe e kanë lokalizuar zjarrin si dhe për rastin është njoftuar prokurori si dhe eksperti i zjarrit.